Astrit Mehmeti që njihet me nofkën ‘Llepota’ bashkë me grupin e dyshuar për plagosjen e katër personave në klubin e natës ‘Duplex’ në Prishtinë, vazhdojnë të jenë të lirë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ‘Llepota’ dhe gjashtë persona të tjerë të identifikuar, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje janë ende në kërkim të policisë.
Për konfliktin e armatosur në të cilin mbetën të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala, deri më tani policia ka arrestuar vetëm dy persona.
“Shtatë persona të identifikuar janë ende në kërkim për këtë ngjarje, ndërsa dy janë arrestuar”, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.
Astrit Mehmeti është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ai dyshohet se është i implikuar edhe në raste të tjera të kësaj natyre. /Gazeta Sinjali/
Pamje nga kjo ngjarje: