image Sherri për peshkim/ Johnson: Turbulenca ka goditur marrëdhëniet me Francën

Botë

Sherri për peshkim/ Johnson: Turbulenca ka goditur marrëdhëniet me Francën

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe,Boris Johnson, ka pranuar se ka “turbulenca” në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Francën, derisa mosmarrëveshja për të drejtat e peshkimit është duke u përshkallëzuar.

Pasi dhjetëra anijeve franceze iu mohuan licencat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe në Jersey, atëherë Franca kërcënoi se do t’i bllokonte portet për anijet britanike.

Por, Johnson i tha BBC-së se gjërat që bashkonin Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën ishin më të rëndësishme se ndarjet që po ndodhin mes tyre.

Presidenti francez tha se mosmarrëveshja ishte një provë e besueshmërisë globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Franca ka thënë se do të marrë masa kundër Britanisë së Madhe nëse mosmarrëveshja për licencat e peshkimit nuk zgjidhet deri të martën.

Ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë gjërat që kanë rëndësi për të dy shtetet dhe do të sigurohemi që të punojmë së bashku për të trajtuar çështjet e mëdha me të cilat përballet bota”,ka thënë Johnson. /GazetaSinjali/