image Sherr për një pasqyrë në Mitrovicë: Një grua rrah brutalisht kunatën e saj

Siguri

Sherr për një pasqyrë në Mitrovicë: Një grua rrah brutalisht kunatën e saj

news image

Ndër telashet më të shpeshta në familjet kosovare, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shara e kërcënime, por në shumë raste eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Për motive banale, një grua në Mitrovicë dyshohet se mbrëmë ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për shkak të një pasqyre, me ç’rast e dyshuara ka rrahur kunatën e saj duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Prezenca e të dyshuarës për intervistim në stacion policor nuk është siguruar ende, mirëpo me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/