Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e mitur. Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
”Viktima f/k ka informuar se është sulmuar fizikisht nga e bija e saj e dyshuara f/k (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/