image Sherr në emisionin e Luana Vjollcës, koreografi kërcënon balerinin: Mos ma ngre zërin, t’i thyej kockat një nga një

Bota e Yjeve

Sherr në emisionin e Luana Vjollcës, koreografi kërcënon balerinin: Mos ma ngre zërin, t’i thyej kockat një nga një

news image

Një javë më parë moderatorja Luana Vjollca startoi emisionin e saj të ri. Por teksa po bëheshin provat gjenerale për emisionin e radhës, një incident ka ndodhur me një prej balerinëve.

Grines Fezollari është një prej të rinjve i cili ishte thirrur nga 2 koreografët, Nold Hoxha dhe Almenda Hoxha për të qenë pjesë e stafit të balerinëve. Por Grinesit përveç rolit të balerinit, i ishte caktuar edhe detyra e përgatitjes së videove për rrjetet sociale e këtu ka lindur sherri me koreografin Nold Hoxha.

Grines ka treguar për JOQ ALBANIA, se teksa po bënte video për rrjetet sociale, koregrafi në fjalë i ka bërtitur dhe i ka kërkuar të largohet. Ai thotë se teksa po largohej, koreografi e ka goditur në mes të studios ku po bëheshin provat.

Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe kur kanë dalë jashtë studiove, Grines thotë se koreografi e ka sharë dhe kërcënuar para bashkëshortes së tij Almenda dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe me anë të videove që ai ka mundur të regjistrojë.

Kur Grines ka tentuar të kontaktojë me produksionin, ata i kanë thënë se çështja duhet të zgjidhet me koreografin pasi ai e kishte punësuar. Por ky i fundit sipas Grines, nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të nënshkruar për punën që kishte rënë dakord të bënte. Për rastin në fjalë Grines thotë se ka bërë edhe denoncim në polici.

Denoncimi i Grines:

“Me kishin marr per balerin te emisioni i Luanes 2 koreografet Nold dhe Almenda Hoxha. Qe ne fillim te bashkepunimit ka pasur kercenime. Para dy ditesh, teksa po benim provat gjenerale, mua me caktuan detyren qe te beja video per rrjetet sociale. Kur po xhiroja, Noldi Hoxha me urdheroi me te bertitura te hiqja telefonin ose te largohesha. Une vendosa te largohesha dhe aty me goditi, brenda studios se emisionit kur te gjithe po benin provat. Video qe ju kam nisur eshte momenti kur na kerkuan te dilnim jashte dhe per te dokumentuar cdo gje qe mund te ndodhte”

“Sic mund ta shihni stuata eskaloi dhe degjohet Noldi qe shan gjithe stafin aty, gruan e vete dhe me kercenon mua. E vetmja gje qe ndodhi pas kesaj eshte qe mua nuk mu dha asnje komunikim tjeter nga produksioni dhe me than ta zgjidhja vete kete ceshtje pasi marveshjen se kisha me klanin por me koreografet. Por un mendoj qe ka nje kod pune kur kjo ngjarje ndodh ne nje televizion kombetar. Une aty isha pa kontrate, sepse nuk ma dhan kurre per ta firmosur dhe nuk nuk bej dot gje ligjerisht por zoterine ne fjale e denoncova ne polici. Arsyeja pse dua ta bej publike kete gje eshte sepse sot me ndodhi mua, neser ja ben femijes se dikujt tjeter qe do kete te bej me keto dy koreograf”.

/GazetaSinjali/