image Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon në spital me vesh të këputur

Shqipëri

Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon në spital me vesh të këputur

news image

Një sherr masiv mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së martës në San Bonico, në Piacenza. Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë e zënkës një burrë ka përfunduar në spital me vesh të këputur.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit të dhunshëm mes shqiptarëve, apo se si përfundoi personi i plafosur me veshin e prerë.

I dëmtuari është transportuar në spital nga ekipet e shpëtimit dhe ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë e cila ka bërë shoqërimin e dy personave.

Ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/GazetaSinjali/