Një paciente që ishte infektuar me koronavirus është shëruar plotësisht në Maqedoni.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ministrisë, pacientja është lëshuar në trajtim shtëpiak pasi që ka rezultuar negative në testimet që ia janë bërë.
Bëhet e ditur që gjendja e pacientëve të tjerë është stabile.
Në spitalin e Dibrës janë duke u kuruar pesë pacientë të tjerë, ndërsa raportohet se pritet të dalin rezultatet edhe për tre persona nga Dibra./Gazeta Sinjali/