image Shërohet nga koronavirusi, 70-vjeçari përlotet dhe emocionon stafin mjekësor duke lënë spitalin

Shëndetësi

Itali/ Shërohet nga koronavirusi, 70-vjeçari përlotet dhe emocionon stafin mjekësor duke lënë spitalin

news image

Në gjithë këtë situatë të vështirë që po kalon bota pasi koronavirusi ka gjunjëzuar edhe shtetet më të fuqishme në botë, histori njerëzore dhe tepër emocionuese vijnë nga çdo cep i globit.

Filippo Leoni, 70-vjeçari nga provinca e Anconas në Itali e ka lënë spitalin pasi ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus.

Mjekët dhe infermierët e Osimo-s (provincë në Ancona) e shoqëruan 70-vjeçarin drejt daljes me duartrokitje, duke e përgëzuar për kurajën e treguar gjatë një muaji terapi në spital.

Duartrokitjet e personelit shëndetësor e përlotën Filippon, që la spitalin pasi provoi dy tamponat e fundit negativ për koronavirus.

Covid-19 e preku atë në fillim të marsit dhe e detyroi të qëndronte në spital gati një muaj. /Gazeta Sinjali/