image Shërohen të gjithë të infektuarit me Covid-19 në Deçan

Kosovë

Shëndetësi/ Shërohen të gjithë të infektuarit me Covid-19 në Deçan

news image

Janë shëruar të gjithë personat e infektuar me Covid-19 në Komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga kreytari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili tha se këto janë lajme shumë të mira për Komunën e Deçanit.

” Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të paicentëve nga fshati Strellc i Epërm, fatmirësisht kanë rezultuar negativ, pra janë shëruar nga virusi COVID-19.
Tani në komunën tonë nuk ka asnjë të infektuar dhe shpresoj që mos të kemi më raste të reja!”, ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook./Gazeta Sinjali/