Janë shëruar edhe 3 pacientë të prekur nga koronavirusi në Kosovës, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 165, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).
“Sot më 25 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/