77 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641. ”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/