image Shërohen 73 pacientë nga COVID-19

Shëndetësi

Shërohen 73 pacientë nga COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, janë bërë 654 testime, pozitivë kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj. /Gazeta Sinjali/