55 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062. / Gazeta Sinjali/