image Shërohen 4 persona nga COVID-19 në Malishevë

Shëndetësi

Shërohen 4 persona nga COVID-19 në Malishevë

news image

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë shëruar 4 persona nga COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Komuna e Malishevës, përmes një postimi në Facebook tha se deri më sot janë konfirmuar gjithsej 234 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 174 janë shëruar, ndërsa 21 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 39. /Gazeta Sinjali/