Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka dënuar aktin e shpërndarjes së pakove ushqimore për qytetarët në nevojë, të cilëve bashkë me produkte ushqimore u janë dhënë edhe fleta në të cilat kërkohet që të votohet për koalicionin Nisma-AKR-PD.
Në një bisedë për Gazetën Sinjali, Bilall Sherifi, këtë gjest e ka quajtur neveritës dhe ka ftuar organet e rendit ta hetojnë.
“Ky veprim kriminal përben një manipulim neveritës dhe përbuzës i cili ka për qëllim dëmtimin e koalicionit tonë. NISMA Socilademokrate refuzon dhe dënon aktet e tilla. Njëkohësisht kërkojmë nga organet e rendit ta hetojnë këtë rast”, tha sherifi për Gazetën Sinjali.
Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij veprimi. /Gazeta Sinjali/