image Bilall Sherifi tregon rezultatet e Nisma-s në zgjedhje

Kosovë

Votat/ Bilall Sherifi tregon rezultatet e Nisma-s në zgjedhje

news image

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur në 5.05 për qind, pas rinumërimit të 314 kutive të votimit.

“Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votës dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votës në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Ai thotë se kjo rritje për Nismën vjen vetëm nga 314 kutitë e rinumëruara për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive.

“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Le të shohim se çka do të na sjellë rinumërimi i 530 kutive, të cilat në rinumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”, shkruan ai./Gazeta Sinjali/