image Sherifi: Koalicioni ynë ka arrit të bëhet pjesë e Kuvendit

Kosovë

Politikë/ Sherifi: Koalicioni ynë ka arrit të bëhet pjesë e Kuvendit

news image

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate sot në një konferencë për media, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR ka kaluar pragun dhe se ka arritur që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Sherifit nga totali i votave të rregullta dhe të vlefshme, koalicioni ka arritur shifrën prej 5.017%.

Nisma ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota në tërësi. Rëndësia e veçantë e këtyre rezultateve është se nga procesi i rinumërimit, Nisma ka marrë 5.5%. Në total nga votat e rregullta dhe të vlefshme koalicioni ynë ka arrit të bëhet pjesë e Kuvendit duke arritur shifrën prej 5.017 për-qind të votave”, ka thënë ai.

Më tutje Sherifi ka bërë të ditur se do të insistojnë që votat e ardhura nga Serbia të mos trajtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në vendin tonë janë lejuar të hyjnë në mënyrë ilegale zarfe për t’u numëruar pa asnjë raport paraprak të prokurorisë dhe pa një vendim të KQZ-së. Vazhdojmë të insistojmë që këto vota që janë mbushur në mënyrë kriminale, insistojmë se këto vota në asnjë mënyrë të mos trajtohen nga KQZ-ja. Ju e dini se ne kemi ushtruar një kërkesë në PZAP për këtë çështje”./Gazeta Sinjali/