image Sherifi i Nismës tregon se pse nuk deshi asnjë post në Qeverinë Hoti

Politikë

Sherifi i Nismës tregon se pse nuk deshi asnjë post në Qeverinë Hoti

news image

Sekretari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se ai vetë nuk ka dashur të ketë ndonjë post në Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sherifi thotë se këtë qëndrim të tij e ka shprehur hapur në takimin e kësaj partie, ku bën të ditur se ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e Nismës Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sekretari i Nismës thotë se qëndrimi i tij lidhet me pikëpamjet që ka ai rreth kuadrove të reja që duhet ta përfaqësojnë forcën e tyre politike.

“Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme””, ka shkruar Sherifi.,

Ai ka thënë se k aardhur koha që kuadrot themeluese të partisë të shfrytëzojnë përvojën e tyre që të forcojnë Nismën Socialdemokrate dhe shprehet i bindur se “hapja rrugë për kuadrot e reja do të nxjerr në shesh kualitetet që kemi në mesin tonë”. Në të kundërtën, thotë ai, do të shpërfaqej logjika e ndrydhjes së kualiteteve të reja dhe “do të binim në kundërshtim të plotë me frymën socialdemokrate”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159696463268219&set=a.10150266395888219&type=3&theater