image Shërbimi Korrektues suspendon nga puna zyrtarin sepse nuk respektoi orarin dhe distancën sociale

Kosovë

Njoftim/ Shërbimi Korrektues suspendon nga puna zyrtarin sepse nuk respektoi orarin dhe distancën sociale

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka suspenduar përkohësisht zyrtarin korrektues H.V, pasi nuk respektoi orarin e lëvizjes dhe masat e distancës.

Sipas SHKK-së, zyrtari korrektues ka treguar pakujdesi duke publikuar video-live i cili shihet me disa persona të tjerë duek mos respektuar vendimin e qeverisë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht (suspenduar) nga puna zyrtarin korrektues, H. V.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës zyrtari H.V., ka treguar papërgjegjësi duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë./ Gazeta Sinjali/

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë…

Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Tuesday, April 14, 2020