image Shërbimi Korrektues lehtëson masat për vizita familjare

Kosovë

Shërbimi Korrektues lehtëson masat për vizita familjare

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, do të ndërmarrë masa të reja lehtësuese për vizitat familjare nga data 28 tetor 2021.

Sipas ShKK-së, kjo do të bëhet duke u bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit.

Masat e ndërmarra janë këto: lejohen dy të rriturit dhe dy fëmijë për të vizituar një të burgosur, vizitat familjare të mbahen në distancë dhe me mjete mbrojtëse, maska të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës, vizita në institucione të hapura pa barriera, të bëhen me mjete mbrojtëse, maska  dhe të respektohet distanca.

Po ashtu, secili vizitor, para se të hyjë në institucion, duhet të dëshmojë: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT- PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe  testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

SHKK njofton se për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk kërkohet testi./Gazeta Sinjali/