image Shërbimi Korrektues i Kosovës tregon nëse i dënuari për 8 vepra penale kishte qenë pjesë e stafit

Kosovë

Drejtësi/ Shërbimi Korrektues i Kosovës tregon nëse i dënuari për 8 vepra penale kishte qenë pjesë e stafit

news image

Florim Zekaj, i arrestuar gjatë javës së kaluar nga Policia e Kosovës me vendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nuk ka qenë ndonjëherë i punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali.

“Ju njoftojmë se, F.Z nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet shkurt në përgjigjen e SHKK-së.

Në anën tjetër në llogarinë e tij të Facebook-ut, sipas të dhënave shkruante se Zekaj ishte agjent korrektues në Ministrinë e Drejtësisë.

Zekaj, ishte i dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burgim për 8 vepra penale.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në shkurt të vitit 2018, kishte shpallur aktgjykim, me të cilin i akuzuari Zekaj, për veprën penale “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, ishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, për dy vepra penale “mashtrim”, ishte dënuar me nga 1 vit burg dhe me nga 3,000 euro gjobë, si dhe për shpërlarje të parave, ishte dënuar me 1 vit burg dhe 6,000 euro gjobë./Gazeta Sinjali/