image Shërbimet Sekretet amerikane ishin në dijeni për virusin në nëntor, Trump u informua më 3 janar

Shërbimet Sekretet amerikane ishin në dijeni për virusin në nëntor, Trump u informua më 3 janar

news image

Zyrtarë të shërbimeve informative amerikane, mendohet se e kanë ditur që në muajin nëntor se në Kinë koronavirusi ishte i pranishëm dhe përbënte kërcënim për popullatën, duke rrezikuar edhe përhapjen në tërë botën.

Shërbimet amerikane të spiunazhit kanë qenë në dijeni të koronavirusit të ri në Kinë që prej nëntorit.

Sipas agjencisë vendëse të lajmeve, CNN, ekspertët në ato javë kishin ngritur shqetësimin se sëmundja tejet infektive po përhapej rrezikshëm.

Në mediet kineze, në mesin e dhjetorit rrjetet sociale madje edhe mediumet e kontrolluara nga shteti, po publikohej fakti se shumë qytetarë po sëmureshin nga një sëmundje e panjohur respiratore e ngjashme me SARS-in e vitit 2003.

Pekini e njoftoi zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë në datën 31 dhjetor 2019.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do e merrte këtë informacion vetëm në datën 3 janar, kur do të njihej edhe me rrezikun që infeksioni mund t’i kanoste vetë Shtetet e Bashkuara.

“Mësova se sa serioze ishte gjendja afërsisht rreth kohës kur vendosa të mbyll kufijtë e vendit me Kinën, kur pezulluam fluturimet dhe gjërat e tjera, dhe pastaj me Europën,” u shpreh të mërkurën presidenti Trump, duke iu referuar urdhrit që hyri në fuqi në muajin shkurt.

Disonanca mes agjencive informative amerikane dhe mbërritja e informacionit te presidenti në një fazë të vonë të epidemisë mendohet si një nga shkaqet që vonoi masat për mbrojtjen ndaj koronavirusit.

Pandemia në SHBA u ka kushtuar jetën të paktën 15 mijë vetave dhe ka infektuar mbi 430 mijë të tjerë.

Piku i vdekshmërisë nga koronavirusi parashikohet të arrihet të dielën ndërsa gjatë katër muajve pritet të humbasin jetën rreth 60 mijë veta, dhe jo 100 apo deri 240 mijë siç u raportua një javë më parë.

Ekonomia e vendit po ashtu po vuan nga masat e izolimit, ndërsa miliona njerëz kanë mbetur pa punë.

“Do të ishte mirë sikur ta hapnim vendin me një bigbeng, me ndryshime madhore në mënyrën si funksionon tregu, dhe mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti,” deklaroi ish-biznesmeni 73-vjeçar, Trump, nga Shtëpia e Bardhë.