Nga sot të gjitha shërbimet për vula apostile/verifikuese, qytetarët e Kosovës mund t’i marrin edhe në Komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, duke bërë të ditur se ky vendim është marrë për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, pasi një zyrtar i kësaj ministrie rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.
“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/