image Shënojnë shifra rekorde të rasteve me koronavirus, Teksasi dhe Florida refuzojnë largimin e masave

Shënojnë shifra rekorde të rasteve me koronavirus, Teksasi dhe Florida refuzojnë largimin e masave

news image

Rastet e reja me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar mbi 2.5 milionë. E disa prej vendeve që kanë shënuar rekorde të rasteve të reja janë Florida dhe Teksasi.

Të shtunën, Florida i raportoi më shumë se 9,500 raste të reja, mbi 500 më shumë se një ditë më parë, që gjithashtu ishte rekord. Kjo rritje i ka shtyrë zyrtarët shtetërorë që t’i forcojnë kufizimet ndaj bizneseve përsëri, njësoj siç ka vepruar edhe Teksasi.

Numri i përgjithshëm  i rasteve të personave me koronavirus në Florida ka shkuar në mbi 132 mijë, ndërsa më shumë se 3,300 pacientë kanë vdekur.

Javën e kaluar, Teksasi, Florida dhe Arizona i pezulluan planet për rihapje në përpjekje për ta luftuar përhapjen e mëtejme të virusit të ri.

Këshilltari kryesor qeveritar për koronavirusin, Dr.Anthony Fauci, disa ditë më parë tha se vendi ka një problem serioz me pandeminë. Mbi 125,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkuara. /Gazeta Sinjali/