image Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Rusi

Botë

Botë/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Rusi

news image

Rusia ka regjistruar viktimën e parë nga Covid-19.

Njoftimi u dha ditën e sotme nga autoritetet shëndetësore në vend.

Pacientja ishte një grua 79-vjeçare, e cila ishte shtruar në spital në 13 Mars në Moskë.

Ajo vuante nga disa sëmudnje kornike, duke përfshirë diabetin e tipit 2, aterosklerozën dhe hipertensionin”, tha qendra kombëtare e reagimit të koronavirusit në një deklaratë.

Sipas deklaratës, pacientja së pari u shtrua në spital në një klinikë private, përpara se të transferohej në një strukturë speciale, ku ajo rezultoi pozitive me koronavirus.

Gruaja pësoi dështim të frymëmarrjes dhe mori trajtim në një njësi të kujdesit intensiv.

Rusia tani ka 147 raste të koronavirusit. Vendi ka vendosur kufizime të udhëtimit për mbërritjen e shtetasve të huaj, dhe Moska ka ndaluar tubime të mëdha publike. /Gazeta Sinjali/