image Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në një shtet tjetër

Botë

Botë/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në një shtet tjetër

news image

Në Egjipt, personi i parë që vdiq nga koronavirusi ishte një turist gjerman 60-vjeçar, tha sot ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në deklaratë thuhet se shtetasi gjermani kishte hyrë në Egjipt shtatë ditë më parë dhe ishte shtruar në spital në Resortin e Detit të Kuq në Hurghada, raporton Reuters.

“Personi që vdiq nga koronavirusi është një shtetas gjerman që tregoi simptoma të infeksionit pas mbërritjes nga Luxor në Hurghada”, tha ministri i Shëndetësisë Kaled Mugahed./Gazeta Sinjali/