image Shënohet viktima e nëntë nga cigaret elektronike

Botë

Amerikë/ Shënohet viktima e nëntë nga cigaret elektronike

news image

Është shënuar viktima e nëntë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ajo që njihet gjerësisht si “vaping”, e cila është tymosja e avullit të prodhuar nga cigarja elektronike.

Kjo është duke ndodhur në një kohë kur në SHBA, duket se ka shpërthyer një sëmundje misterioze e mushkërive. Autoritete përkatëse paralajmëruan një shtim të viktimave të cigareve elektronike, ku deri më tani raportohet se janë prekur 530 njerëz.

Viktima e tetë ishte një burrë nga Kansas, i moshës 50-vjeçare, ndërkohë që po në Kansas ndërroi jetë pak kohë më parë edhe një grua mbi të 50-at./Gazeta Sinjali/