image Shënohet viktima e 29-të nga koronavirusi në Itali

Botë

Botë/ Shënohet viktima e 29-të nga koronavirusi në Itali

news image

Italia raportoi se është rritur numri i viktimave nga koronavirusi nga 21 në 29, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 1 mijë e 49 persona nga të cilët 105 pacientë janë në terapi intensive.

Rajoni më i prekur në Itali mbetet Lombardia.

Ndryshe, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë pasi është vendi më i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Përhapja e koronavirusit ka marrë përmasa shqetësuese. Vetëm brenda kësaj jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 65 raste të personave të infektuar, por deri më tani ato janë lidhur me udhëtimet jashtë vendit apo kontaktit me persona që kishin udhëtuar.

Përveç Kinës, epiqendra e epidemisë është Koreja e Jugut e cila numëron mijëra të infektuar, ku vetëm të premten autoritetet raportuan 594 raste të reja. Shumica e infektimeve janë lidhur me një sekt fetar, ku disa javë më parë një person i infektuar kishte marrë pjesë në një meshë me mbi 4 mijë vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i ndjek rastet me shqetësim edhe në Iran, ku jozyrtarisht mësohet se kanë humbur jetën nga koronavirusi mbi 200 vetë, e dhënë e hedhur poshtë menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë. ShBA-ja i ofroi ndihmë Irani për të frenuar epideminë, por ajo u refuzua nga Teherani zyrtar.

Ekziston frika se Koreja e Veriut po fsheh rastet e infektimit, pasi agjencia zyrtare e lajmeve citoi udhëheqësin Kim Jong Un të kërkonte gjatë mbledhjes së Byrosë Politike marrjen e të gjitha masave për të frenuar përhapjen e virusit./GazetaSinjali/