Rezultatin që nuk e kanë arritur kurrë meshkujt në futboll e kanë arritur femrat. Në futbollin kosovarë është shënuar rezultati më i thellë ndonjëherë, pasi skuadra e femrave të Feronikelit e ka mposhtur Drenicën me rezultat 40-0.
Kjo ndeshje është luajtur këtë të premten në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Femrave në futboll.
Zelfije Bajramaj ka shënuar plot 22 gola në ndeshje me Drenicën.
Për Feronikelin kanë realizuar edhe Bahtije Miftari e Arbenita Curraj nga pesë gola, pastaj Rita Olluri e Feride Kastrati nga tre, kurse nga një gol e kanë shënuar Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi./Gazeta Sinjali/