Italia ka shënuar sot vetëm tri vdekje nga koronavirusi, shifër kjo më e ulëta që nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend.
Megjithatë, në 24 orët e fundit është regjistruar një numër më i madh i rasteve të reja – 386, prej tyre më së shumti në rajonin Venecia – 112, pasuar nga Lombardia 88, Sicilia 39 dhe Emilia-Romagna me 35. Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Molise dhe Basilicata janë pa të infektuar rishtas.
Bilanci i rasteve fatale që nga fillimi i epidemisë është 35.132, derisa numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv është gjithashtu pak më i lartë 47, derisa dje ky numër ishte 38.
31 persona u shtruan në spital më shumë se dje, gjithsej 848, ndërsa në izolim shtëpiak janë 11.435 persona. /Gazeta Sinjali/