Komuna e Deçanit organizon sot “Ditën e gështenjës”.
Fillimisht në orën 11:00, është paraparë rregullimi i panairit për prodhimet vendore, pastaj hapja e aktivitetit nga ana e Ansamblit të këngëve dhe valleve.
Aty pritet të flas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe mysafirë nga Shqipëria e Mali i Zi. /Gazeta Sinjali/