image Shënohen edhe tri raste të reja me koronavirus në Kinë

Botë

Shënohen edhe tri raste të reja me koronavirus në Kinë

news image

Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja me koronavirus.

Në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë thuhet se të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus, shkoi në 83,030. Pasi nuk u raportuar asnjë rast i ri i vdekjeve, shifra totale e viktimave është 4,634.

Ndryshe, Kina është vendi ku u regjistruan rastet e para të virusit të ri. Kjo gjë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan. /Gazeta Sinjali/.