image Shënohen 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Shënohen 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Sinjali/