image Shënohen 14 vdekje në Shqipëri nga COVID-19, bie numri i rasteve të reja

Shqipëri

Shënohen 14 vdekje në Shqipëri nga COVID-19, bie numri i rasteve të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 565 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2,084 testime të kryera, ndërkohë që betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 14 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me këtë virus.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 32.761 raste pozitive, prej tyre 15.842 janë të shëruar, 16.220 janë raste aktive, ndërsa kanë vdekur 699 persona.

/Gazeta Sinjali/