Sot thuajse të gjithë përdorim telefonat e mençur, të cilët kanë sjellur ndryshim të madhë në mënyrën e jetesës.
Përveç që është krijuar për të afruar edhe njerëzit nga distanca të ndryshme, telefonat e mençur janë lehtë të përgjuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Për t’u siguruar, nëse telefoni juaj është duke u përgjuar, mësoni disa nga shenjat që tregojnë se persona të tjerë janë duke ju “spiunuar”.
Bateria e celularit nis të harxhohet pa u përdorur
Bateria fillon të harxhohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.
Telefoni nxehet
Nëse telefoni juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.
Mesazhe të koduara
Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të valëve, ky mund të jetë tregues i transmetimit të të dhënave te një person i tretë.
Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar
Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkak mund të jetë edhe pajisja, të cilën një person i tretë mund të jetë duke përdorur për të përgjuar telefonin tuaj./Gazeta Sinjali/