Qytetarët e Nju Jork-ut në lagjen e Bronx-Pehlam Bay Park kanë organizuar një protestë të veçantë me enë kuzhine nëpër dritaret e ballkonit.
Protesta vjen në një moment kur spitalet e këtij shteti në SHBA po futen në kolaps për shkak të koronavirusit.
Nju Jorku është vatra e SHBA sa i përket viktimave dhe të infektuarve ndërkohë që vetë SHBA është vatra e COVID-19 tashmë në gjithë botën.
Sipas “Der Spiegel” tashmë sistemi shëndetësor në Nju Jork është në kolaps pasi raporti është një respirator për dy pacientë, që do të thotë 50% e pacientëve nuk ka mundësi që të trajtohen me respirator.
Guvernatori i Nju Jork, Andrew Cuomo është shprehur shumë i dëshpëruar për situatën duke thënë se shumë qytetarë nuk e kanë kuptuar ende rrezikun dhe jeta vijon normalisht si në kohë paqeje.