image Shemsi Syla emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Politikë

Shemsi Syla emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

news image

Shemsi Syla sot ka pranuar detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për emërimin e tij në këtë pozitë është bërë i ditur në faqen e kësaj ministrie në Facebook.

“Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, veprimtari i çështjes kombëtare, ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, koloneli në pension Shemsi Syla”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, zv.ministri Syla u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.

“Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm”, thuhet tutje në kumtesë.

Ndërkaq, Syla citohet të jetë zotuar se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale, si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake, do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti./Gazeta Sinjali/