Është shembur ura që kalon nga fshati Ratkoc për në drejtim të fshatit Vrajakë të Rahovecit mbrëmjen e djeshme, si pasojë e vjetërisë së saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit e cila tha se janë ndërmarr të gjitha masat paraprake në parandalimin e ndonjë fataliteti.
Të njëjtit bëjnë me dije se pas rekomandimeve të inxhinierëve kanë ndaluar për qarkullim njërin shirit.
“Ura që kalon nga fshati Ratkoc për në drejtim të fshatit Vrajakë, ka lëvizur në bazament, për shkak të vjetërsisë së urës. Ne, kemi marrë masa paraprake, duke vendosur shenjëzimin, ku sipas rekomandimit të inxhinierëve, njëri shirit është i ndaluar për qarkullim”, thuhet në njoftimin e DSHP-së.