Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka njoftuar se është shembur shtëpia e tij, në të cilën ka jetuar deri ditën e djeshme.
Duke mos dhënë arsyeje për shembjen e shtëpisë së tij, Mustafa ka treguar se aty ka jetuar së bashku me familje mbi 40 vite, ku kanë lindur edhe fëmijët e tij.
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vite, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka njoftuar ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.