image Shembet rruga në magjistralen Mitrovicë - Prishtinë

Siguri

Shembet rruga në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

news image

Është shembur rruga nga dalja e autostradës Podujevë – Prishtinë në kyçje të magjistralës Mitrovicë – Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një videoje të dërguar në redaksi nga Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Tutje, siç shihet edhe përmes pamjeve, sipas Sinjalizuesit, kjo gjendje është që nga dita e djeshme dhe rruga është e bllokuar.

Ndërkaq, një pjesë e autoudhës Mitrovicë-Prishtinë sot është mbyllur për qarkullim, pas shembjes së asfaltit në atë rrugë.

Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private por ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar

Gjithashtu, Gazeta Sinjali ka provuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kanë pasur informacione.

/Gazeta Sinjali/