image Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që kanë qenë të prekur me COVID-19

Sociale

Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që kanë qenë të prekur me COVID-19

news image

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka treguar rreth çështjes se a duhet personat që kanë qenë të infektuar me COVID-19 të agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi ka bërë të ditur se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore si dhe janë në terapi nga mjeku, është e preferueshme të mos agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pas virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë? “, shtoi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/