image Shefja e UNMIK-ut për 24 shtatorin: Të mbahen përgjegjës autorët

Politikë

Shefja e UNMIK-ut për 24 shtatorin: Të mbahen përgjegjës autorët

news image

Shefja e Misionit te Kombeve të Bashkuara në Kosovë Caroline Ziadeh, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ajo gjatë fjalimit të saj tha se hetimet janë duke vazhduar teksa përmendi se UNMIK-ut dhe organizatat e tjera e kanë dënuar incidentin tragjik.

“Është mundësi e mirë që nëpërmjet hetimeve të faktohen dhe dokumentohet ngjarja dhe të mbahet përgjegjës autorët”, tha shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh

“UNMIK-u bashkë me organizatat e tjera e ka dënuar incidentin tragjik dhe humbjen e jetëve”, theksoi ajo.

“Atë ditë policia e Kosovës dhe elementet e armatosura rëndë u përfshijnë në shkëmbimin e zjarrit, që rezultoi me katër të vdekur dhe një numër të arrestuar”, shtoi e para e misionit të OKB-së në Kosovë.

“Policia e Kosovës, ka konfiskuar një numër të automjeteve dhe të armëve”, tha Ziadeh.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po diskutohet raporti për Kosovën.

/GazetaSinjali/