Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka shprehur keqardhje që të hënën në Bruksel nuk është arritur një marrëveshje për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një komunikatë për media Ziadeh ka theksuar nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të destabilizojë gjendjen në terren e të prodhojë pasoja të padëshiruara.
“Dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo projekti për paqen e qëndrueshme”, citohet të ketë thënë Ziadeh.
Ajo ka bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe angazhim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Bisedimet duhet të vazhdojnë me besim të plotë në mënyrë që trajektorja aktuale të përmbyset”, citohet të këtë thënë Ziadeh.
Të hënën në Bruksel Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për targat.
Me kërkesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kryeministrit Albin Kurti, e ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për qytetarët që kapen brenda territorit të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
/GazetaSinjali/