image Shefja e UNMIK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur për de-eskalimin e situatës në terren

Politikë

Shefja e UNMIK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur për de-eskalimin e situatës në terren

news image

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në njoftimin e UNMIKU-ut thuhet se kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut Ziadeh, mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen.

Në njofitmin, thuhet PSSP-ja mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel për de-eskalimin e situatës në terren.

/GazetaSinjali/