image Shefja e diplomacisë gjermane vjen në Kosovë pasdite, në aeroport e pret Gërvalla

Politikë

Shefja e diplomacisë gjermane vjen në Kosovë pasdite, në aeroport e pret Gërvalla

news image

Sot pritet të vijë në Kosovë për vizitë dy ditore, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock. Ajo do të pritet nga homologia e saj në Kosovë, ministrja Donika Gërvalla.

Baerbock pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orën 16:30.

Kryediplomaten gjermane do ta pres në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e saj në Ballkan po nis pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Baerbock ka deklaruar se Evropa duhet të jetë e gatshme të investojë në sigurinë e saj afatgjate e cila para së gjithash vlen për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të themi hapur se kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore shumë nga këto vende vitet e fundit. Në këtë kënd të hapur të Evropës po tentojnë të depërtojnë aktorë si Rusia, të cilët nuk kanë interes për të ardhmen evropiane dhe nuk ngurrojnë të rindezin konfliktet e pazgjidhura. Unë jam duke udhëtuar tani në Ballkanin Perëndimor për të dëgjuar se çfarë presin njerëzit atje nga ne, por edhe për ta bërë të qartë se ne nuk do ta lëmë atë rajon në zemër të Evropës nën ndikimin e Moskës”, tha Baerbock.

/GazetaSinjali/