image Shefi i Zyrës së BE-së takon Abdixhikun, kërkohet mbështetja për zbatimin e marrëveshjes

Politikë

Shefi i Zyrës së BE-së takon Abdixhikun, kërkohet mbështetja për zbatimin e marrëveshjes

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vazhduar takimet me krerët opozitar ku sot ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Szunyog ka bërë të ditur se bashkë me Abdixhikun kanë folur për mbështetjen opozitare për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së për të diskutuar nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar Szunyog në Twitter.

/GazetaSinjali/