Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka përshëndetur rihapjen e Terminalit Doganor në Kompleksin e Trepçës, shkruan Gazeta Sinjali.
Szunyog ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt rrugës evropiane.
“Lajmi se Kryeministri Albin Kurti përuroi terminalin publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po arrin Kosova. Është një rekomandim kryesor i kapitullit të doganave të raportit për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter. /GazetaSinjali/