Shefi i Zyrës së BE-së i shqetësuar për regulloren që e përjashton dinarin nga qarkullimi, kërkon sqarime në BQKSinjali Shefi i Zyrës së BE-së i shqetësuar për regulloren që e përjashton dinarin nga qarkullimi, kërkon sqarime në BQK

Politikë

Shefi i Zyrës së BE-së i shqetësuar për regulloren që e përjashton dinarin nga qarkullimi, kërkon sqarime në BQK

news image

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt 2024 ka nxitur reagim të shumta. Shqetësime për një rregullore të tillë kanë shfaqur edhe nga Bashkimi Evropian.

Sot shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, i ka shkuar në zyrë Guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismailit, për të diskutuar lidhur me këtë rregullore që ndryshon operacionet me para të gatshme dhe që rregullon procesin e trajtimit të tërheqjes kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Shefi i Zyrës së BE-së gjithashtu ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

“U pyet se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shprehet shqetësimi për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.

/GazetaSinjali/