image Shefi i Wagner pranon se beteja për Bakhmutin i ka 'dëmtuar keq' forcat e tij

Botë

Shefi i Wagner pranon se beteja për Bakhmutin i ka ‘dëmtuar keq’ forcat e tij

news image

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner ka thënë se beteja për qytetin lindor të Bakhmut ka “shkatërruar praktikisht” ushtrinë ukrainase, por pranoi se edhe forcat e tij ishin “dëmtuar keq”.

Në një mesazh audio, Prigozhin tha:

“Beteja për Bakhmutin sot ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase dhe fatkeqësisht ka dëmtuar rëndë edhe kompaninë ushtarake private Wagner.”

I pyetur për premtimin e Volodymyr Zelenskiy për të mbrojtur Bakhmutin deri në fund, CNN citon Prigozhin të ketë thënë se forcat e tij do të fitojnë “në kthesën më të madhe në këtë luftë dhe në të gjithë historinë moderne”.

/GazetaSinjali/