Shefi i ushtrisë zvicerane, Thomas Süssli, duke u kthyer nga një vizitë në Ballkan, synon t’i kërkojë Parlamentit të Zvicrës vitin e ardhshëm, të zgjasë angazhimin zviceran në Kosovë.
Sipas tij për momentin nuk është e mundur t’i jepet fund misionit paqeruajtës, pasi situata politike është tensionuar, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse trupat e misionit të paqes tërhiqen nga Kosova dhe Bosnja, këto vende ka të ngjarë të bien sërish në paqëndrueshmëri të madhe”, tha Thomas Süssli në një intervistë për Sonntagsblick.
Ushtria zvicerane ka marrë pjesë në misionin e paqes në Kosovë që nga viti 1999, shkruan Letemps.
Për sa i përket angazhimit të ushtrisë në luftën kundër COVID-19, ushtria thirri edhe 120 ushtarë të tjerë për një shërbim mbështetës, kryesisht në pjesën frëngjisht-folëse të Zvicrës, pasi kishte mungesë të njerëzve që flisnin frëngjisht.
Ushtria mund të vendosë deri në 5 mijë njerëz në dispozicion për sektorin e shëndetësisë, por ai tha se shpreson që të mos arrijmë deri në këtë pikë.